Sërish rritet përqindja e të infektuarve me Covid-19. Shihni shifrat e 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit, institucionet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë realizuar 2327 teste, informon NMK-Post. Mësohet se pozitiv me Covid – 19 kanë rezultuar 400 pacientë në të gjithë vendin, ndërkaq betejën me këtë virus e kanë humbur 11 pacientë. Në 24 orët e fundit 206 pacientë janë shëruar.
Sikurse dihet, Në Republikën e Maqedonisë Veriore trendi i virusit Covid-19 brenda javës së kaluar ka shënuar rënje. Për shkak të kësaj autoritetet kanë zbutur masat anti-Covid-19./NMK-Post

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like