Nga mesnata heshtje zgjedhore në Maqedoni, të mërkurën votohet – ja ku!

Të mërkurën më 22 maj do të ketë rivotime në 7 vendvotime në Njësinë e 5-të dhe të 6-të Zgjedhore. Sonte në mesnatë përfundon fushata dhe nis heshtja parazgjedhore.

KSHZ-ja vendosi që më 22 maj të ketë rivotime, sic u tha, për shkak të parregullsive. Vendimi u konfirmua edhe nga Gjykata Administrative, duke hedhur poshtë paditë e Frontit Evropian. U konfirmua se rivotimi mund të ndikojë në rezultatet përfundimtare.

Të mërkurën do të votohet në dy vendvotime në Komunën e Dollnenit, 2 në Krushevë dhe nga një në Strugë dhe Ohër, të gjithë në Njësinë e 5-të Zgjedhore. Do të votohet edhe në një vendvotim në Komunën e Zhelinës në Njësinë e 6-të Zgjedhore.

BDI-ja akuzoi për “inxhinjering zgjedhor” dhe për lojëra politike që Fronti Evropian të mos jetë forca e dytë politike në vend, pasi me rivotimet i rrezikohen dy mandate deputetësh, kurse mund të përfitojnë LSDM-ja dhe koalicioni VLEN.

Ndryshe, partisë më të madhe opozitare në vend, sipas numrit të deputetëve, i takojnë pozitat kyçe në vend – Kryetari i KSHZ-së dhe dy anëtarë, Prokurori Shtetëror, udhëheq me komisionet kyce parlamentare, Drejtori i Televizionit Publik, Agjencia për Komunikimi Elektronike, Agjencia Rregullatore për Energjetikë, Agjencia e mediave e të ngjashme.

Advertisement
Advertisement