Banorët e prekur nga tërmeti në zonën e Plazhit të Durrësit: S’kemi ku të rrimë

Banorët e disa pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në zonën e Plazhit në Durrës, prej 14 muajsh nuk kanë marrë asnjë konfirmim nga Bashkia nëse banesat e tyre janë të banueshme ose jo, shkruan Lapsi.al.

Këtë ankesë ata e kanë thënë vetë në një takim që kanë pasur me kreun e PD Durrës Ferdinand Xhaferraj. Ata kërkuan që Bashkia të sjellë ekspertët e saj për t’u dhënë garanci.

Banorët theksuan se grupi i ekspertëve francez të cilët inspektuan pallatin menjëherë pas tërmetit në vitit 2019, konstatuan se pallati ishte i dëmtuar.

“Askush nuk ka ardhur të shohë këtë masakër që është bërë. Nuk kemi mure, nuk kemi se ku të rrimë”, thotë një banore e cila shtoi se familjarët kanë punuar me djersë për të blerë shtëpitë e tyre dhe i bën thirrje Edi Ramës ta shohë me seriozitet problemin e tyre dhe të qindra familjeve të tjera që kanë po të njëjtin problem.

Advertisement

Një tjetër banor i pallatit të dëmtuar thotë: “Na kanë mbajtur me rrena, me premtime boshe. Shiheni vetë, në qoftë se në këtë pallat banon kryeministri, edhe unë jam dakord, por kjo duket me sy”.

“Kemi shkuar disa herë në Bashki, na kanë premtuar se do të vijnë, por askush nuk ka ardhur”, thotë një tjetër banore me lot në sy, e cila prej më shumë se një viti jeton me qira të cilën nuk ia rimburson as shteti dhe as bashkia.

Lajmin e plotë mund ta lexoni: https://lapsi.al/2021/01/19/banoret-e-prekur-nga-termeti-ne-zonen-e-plazhit-skemi-ku-te-rrime-askush-nuk-ka-ardhur-te-shohe-kete-masaker/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like