Votimi i Rezolutës për Srebrenicën, Vuçiq kërcënon Malin e Zi: Na e punon pas krahëve, të enjtën e shohim kë kemi mik

Estimated read time 2 min read

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në fjalimin përpara se të nisej për në Nju Jork, lëshoi kërcënime dhe ofendime në drejtim të Malit të Zi.

Ai kritikoi Podgoricën që ka njohur Kosovën dhe që po mbështet me votë rezolutën që dënon gjenocidin në Srebrenicë, që pritet të miratohet këtë të enjte në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Nuk është hera e pare që ata na e kanë punuar pas krahëve”, tha Vuçiq duke iu referuar Malit të Zi.

“Unë nuk ndërhyj në punët e brendshme të Malit të Zi dhe është vendim i tyre se si do të votojnë ka të bëjë me një truk perfid… Nuk është arritur marrëveshje me Serbinë për amendamentet e rezolutës. Dikush e ka bërë që të lajë ndërgjegjen se pse do ta votojnë rezolutën”, shtoi ai.

Mali i Zi ishte vendi i 49 që e kishte njohur pavarësinë e Kosovës.

Advertisement

Presidenti serb më tej shtoi se është i vetëdijshëm për atë që e pret vendin e tij.

“Unë i di përmasat e forcës që na kërcënon, e di sa të mëdhenj dhe të fortë janë, por e vetmja gjë për të cilën jam i sigurt është se do të luftojmë më mirë nga se e presin”, tha Vuçiq mes të tjerash, shkruan euronews.al.“Të enjtën do të shohim kë kemi miq të vërtetë”, përfundoi ai.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like