Breaking News :

nothing found
10-06-2023

Hoxhaj: Fondi prej 1 miliardë eurove do fuqizoj rolin e gruas në shoqëri

Advertisement

Kandidati për kryeministër nga rradhët e PDK Enver Hoxhaj përmes një statusi në facebook, ka shkruar se roli i gruas është parakusht për një shoqëri të zhvilluar, përcjell NMK-Post.

Hoxhaj, gjithashtu thotë se fondi prej 1 miliardë eurove, do të tregoj kujdes të madh për fuqizimin ekonomik të grave në Kosovë.

Statusi i plotë

Forcimi i rolit të gruas është parakusht për një shoqëri të zhvilluar dhe ne po ecim mirë në këtë drejtim. Pata një takim të vlefshëm me gratë e PDK-së në Fushë Kosovë dhe i sigurova ato se programi i Rimëkëmbjes, me fond prej 1 miliard eurove, kujdes të shtuar do të tregojë edhe për fuqizimin ekonomik të grave në Kosovë.

PDK në qeveri dhe unë si Kryeministër, po ashtu do të fokusohemi në krijimin e politikave të veçanta për të siguruar lehtësira tatimore për bizneset private që punësojnë gra si dhe për ato biznese që themelohen e udhëhiqen nga gratë. Vetëm me PDK-në bashkë jemi fitues! Vetëm me PDK-në e Rimëkëmbim Kosovën! #Rimëkëmbje.Northmacedonia

Advertisement

Read Previous

Sërish rritet përqindja e të infektuarve me Covid-19. Shihni shifrat e 24 orëve të fundit

Read Next

Haradinaj Vuçiqit: Mos u nervozo, Kosova kërkon atë që i takon