Kirurgu i njohur nga Struga, Vlladimir Koçoski vdiq në klinikat e Shkupit nga ndërlikimet e shkaktuara nga KOVID-19. Koçovski në zgjedhjet lokale të vitit 2013 ishte kundërkandidat i Zijadin Selës, i mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja. Ai arriti të kualifikohet për raundin e dytë ku humbi bindshëm nga Ziadin Sela, raporton NMK-Post.
Informacionin për vdekjen e Koçovskit e konfirmoi drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Strugë, Muhamed Asani, i cili shprehu keqardhje për humbjen e madhe të kolegut dhe profesionistit të madh.
“Doktor Koçoski nga KOVID-19 u mjekua në Spitalin e Strugës, pastaj u transportua në Klinikën Infektive në Shkup, ku u mjekua për gati tre javë. “Pasi mori test negativ të koronavirusit, gjendja e tij u përkeqësua dhe ai vdiq nga ndërlikimet e shkaktuara nga virusi,” deklaroi Asani.
Koçoski është viktima e parë e KOVID-19 nga personeli mjekësor në Spitalin e Strugës, ndërsa dje nga mjekimi nga Klinikat e Shkupit u kthye doktor Zoran Kostojçinoski dermatolog në spital.
Në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë, siç informoi drejtori, për momentin rreth 20 persona të personelit mjekësor janë pozitivë për KOVID-19. /NMK-Post