Vuçiq i ankohet Scholzit për Kosovën që s’po e themelon Asociacionin

Estimated read time 1 min read

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Për këtë telefonatë ka njoftuar vetë Vuçiq, që tha se mes tjerash e njoftoi kancelarin për siç e quan “Situatën e padurueshme që ndodhet komuniteti serb në Kosovë, dhe shmangien e vazhdueshme që sipas presidentit serb, po i bën Kosova themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, që ai thotë se është ujdi e pranuar dhe e nënshkruar nga pala kosovare.

Advertisement

Pos kësaj, presidenti serb shtoi se me kryeministrin gjerman foli edhe për të “gjitha çështjet delikate në kontekstin e ngjarjeve globale”.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like