Breaking News :

nothing found
09-06-2023

ASH-AAA: Kërkojmë dorëheqjen e zv. Ministrit – Nazim Bushi

Advertisement

REAGIM INTEGRAL I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT DHE ALTERNATIVËS

Dje, Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski deklaroi se qeveria do të përgatis një propozim-ndryshim të ligjit për shtetësi.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët  dhe Alternativa vlerëson se kjo deklaratë e Ministrit është tendencioze dhe ka për qëllim sabotimin dhe pengimin e miratimit të propozim ligjit tonë, që veç më është në procedurë parlamentare.

Vlerësojmë se është absolutisht e pa nevojshme që të propozohet një ligj tjetër, kur dihet se edhe LSDM, edhe BDI, edhe VMRO, përmes deputetëve  mund të propozoj amendamente dhe të paraqes ide për propozimin tonë dhe në këtë mënyrë mos të vonojë zgjidhjen e këtij problemi.

Kërkojmë publikisht nga LSDM që të deklarohet qartë, nëse e mbështesin propozim-ligjin e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Pas deklaratës së djeshme të Oliver Spasovskit, se mendimi negativ i MPB e ka mbështetjen edhe të zv.Ministrit Nazim Bushi, kërkojmë nga BDI të deklarohet nëse ka ndryshime në qëndrimin e tyre për ligjin për të cilin u deklaruan se do ta mbështesin, por edhe t’i sqaroj opinionit nëse Oliver Spasovski flet edhe në emër të BDI-së, si partner koalicioni, sepse këtë e pamë dje nga mënyra se si u soll me zëvendësin e tij, Nazim Bushi?

Gjithashtu, kërkojmë nga Ministri Spasovski që të ndërpresë cirkun që pamë dje se si e qorton zëvendësin e tij Nazim Bushi, kurse nga ky i fundit kërkojmë dorëheqje të menjëhershme për arsye morale, me qëllim që të mos e degradoj edhe më shumë votuesin shqiptar.

Advertisement

Read Previous

Kreu i KSI-së, Karaxhovski shtrohet në Kliniken Infektive

Read Next

Zjarr në një spital të Indisë, vdesin 10 foshnje të sapo lindura