Osmani takon ish presidentët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ish-presidentët, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe Atifete Jahjaga.
E para e shtetit tha se i ka ftuar ish presidentët për të krijuar një kulturë të re institucionale të konsultimit. “I kam ftuar që të tre për të krijuar një kulturë të re insotuvionale e cila është e domosdoshme për të ecur përpara. Po ashtu për të krijuar një model të ri të konsultimit“, tha ajo.
Krahas kësaj, Osmani çmoi edhe rolin e secilit ish presidentë në shtet-formimin e Kosovës.
“Besoj shumë se me secilin do të bashkojmë forcat për një të ardhme më të mirë“, tha ajo. Ndërsa, ish presidenti Fatmir Sejdiu tha se zgjedhja e Osmanit presidente është zgjidhje e mirë. E ish e para presidente grua në Kosovë, Atifete Jahjaga tha se Osmani do ta ketë në krah për avancimin e rolit të gruas.
Përkrahje Osmanit i ofroi edhe ish presidenti tjetër, Behgjet Pacolli./TV Malisheva

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like