Deri më tani janë blerë 24.5 milionë kilogramë duhan

E mbështesim fuqishëm iniciativën që të mbahet mbledhje urgjente e Kuvendit në mënyrë që të vazhdohet afati për blerje të duhanit dhe të blihet e tërë rekolta vjetore dhe me ndihmë të pesë milionë eurove shtesë nga Pakoja 5 t’u ndihmojmë kultivuesve të duhanit të arrijnë çmime mesatar prej 180 denarëve për kilogram, theksoi kryeministri Zoran Zaev në mbledhjen e Kuvendit për pyetje të deputetëve.

Ai informoi se deri tani janë blerë 24,5 milionë kilogramë duhan dhe se për blerje të kësaj rekolte janë siguruar 4 miliardë denarë, përkatësisht 70 milionë euro.
“Nëse Kuvendi arrin pajtueshmëri për mbledhje urgjente të Kuvendit në mënyrë që të vazhdohet afati për blerje deri në fund të marsit në vend se deri në fund të shkurtit, do të kemi mundësi për blerje të tërë rekoltës dhe në vend të çmimit të tanishëm mesatar prej 165 denarëve, do të krijohen kushte për arritjen e 180 denarëve për kilogram duhan”, tha kryeministri Zaev./KOHA/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like