Lajm i keq për Realin: Ramos rezulton pozitiv me Covid-19

Real Madrid është goditur me një lajm mjaft të keq këtë mëngjes. Kapiteni i tyre, Sergio Ramos, ka bërë testin për Covid-19 dhe rezultati i doli pozitiv. Klubi ka lëshuar njoftimin për të konfirmuar se mbrojtësi me përvojë është kthyer me rezultat pozitiv në testimet e fundit, transmeton Periskopi.
Një gjë e tillë vijon fatin e keq të kapitenit Ramos, pasi ai kishte munguar për Los Blancos edhe më herët shkaku i lëndimit. Ramosi tash do t’i futet vet-izolimit sipas udhëzimeve të autoriteteve shëndetësore spanjolle.
Ai nuk do të ketë mundësi që të bëhet pjesë e klubit derisa të dalë negativ për koronavirus. Kjo nënkupton se Ramos do t’i mungojë ekipit në ndeshjen e rëndësishme kundër Liverpoolit në Champions League. /Periskopi

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like