• 06-12-2021

Vaksinimi i shpejtë/ Në Britani festohet lehtësimi i masave

Britania e Madhe të martën ka njoftuar se e ka arritur cakun e vaksinimit kundër COVID-19 me të paktën një dozë vaksine për të gjithë personat mbi moshën 50-vjeçare dhe grupet e rrezikuara. Qeveria ka thënë se 95 për qind e njerëzve në këto kategori kanë marrë vaksinën para cakut kohor të përcaktuar nga autoritetet.
Susan Hopkins, zyrtare e Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë, ka thënë se ky është lajm fantastik.
Më shumë se 32 milionë njerëz, mbi 60 për qind e të rriturve, kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit dhe 15 për qind e të gjithë njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar tashmë kanë marrë të dy dozat.
Zhvillimi erdhi në ditën kur Anglia nisi lehtësimin e masave të mbylljes, me dyqanet joesenciale, floktarët, palestrat e restorantet që u rihapën.
Restorantet e baret u mbushën përplot me njerëzit që nisën festën për “kthimin në normalitet”.
Si pasojë e COVID-19, në Britani kanë vdekur 127 mijë njerëz. Ishte vendi më i prekur nga virusi, por suksesi i programit të vaksinimit ka ulur ndjeshëm infektimet dhe vdekjet./KOHA.net/

Read Previous

Osmani takon ish presidentët

Read Next

Opozita Shqiptare do t’i tërheqë amendamentet për ligjet e pakos së pestë ekonomike

%d bloggers like this: