Breaking News :

nothing found
21-09-2023

“Më mirë për Tetovën” kërkon përgjegjësi për spitalin modular

Advertisement

Nisma qytetare “Më mirë për Tetovën” e cila ka dy këshilltarë në Këshillin Komunal të Tetovës, sot përmes një deklarate për media pranë Spitalit Modular i cili u dogj para dy muajve, kërkuan përgjegjësi nga autoritetet. Sipas tyre politikanët janë në gjendje të japin dorëheqje kur humbin zgjedhjet, por jo kur humbin jetën 14 njerëz. Ata kërkojnë që hetimet të bëhen pa kursyer askënd, në cilën do qoftë pozitë shtetërore apo partiake të jenë ato, shkruan Portalb.mk. “Tetova dhe opinioni kërkon të dijë deri ku janë hetimet? Përse Prokuroria lëshoi një pjesë të raportit të krim-teknikës pa treguar edhe raportin e ekspertëve gjermanë? A ishte lëshuar ky raport për të shfajësuar përgjegjësit në periudhën parazgjedhore me kërkesë nga Qeveria? Nuk ka ndonjë detaj në lidhje me hetimin e Zyrës së Prokurorit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në lidhje me tenderin dhe spitalet modulare dhe nëse ata i plotësonin standardet themelore të sigurisë, menaxhimit dhe mirëmbajtjes së tyre. Deri sot nuk kemi një përgjigje konkrete se a ka pasur ose jo spitali sistem kundër zjarrit” tha Hamdi Sulemani, nga iniciativa “Më mirë për Tetovën”..

Ai shtoi se fakti që në mesin e viktimave ka edhe familjarë të cilët janë detyruar të kujdesen për të afërmit e tyre, është një akt tjetër kriminal për të cilin prokuroria duhet të kërkojë përgjegjësi penale nga udhëheqësia e spitalit.

“Hetimet të bëhen pa kursyer askënd, në cilën do qoftë pozitë shtetërore apo partiake të jenë ato. Zero tolerancë për kulturën e pandëshkueshmërisë!”, shtoi Sulemani.

Advertisement

Read Previous

Derivatet e naftës me çmime të reja

Read Next

“Levica”/ Mexhiti mbron Zejdin: Ka të drejtë!