Arsovska “pëson” debakëll në zgjedhje, ja sa vota ka fituar!

Kryetarja e qytetit të Shkupit – Danela Arsovska, e cila është kryetare e partisë Alternativa e Re, në zgjedhjet e djeshme parlamentare fitoi gjithsej 3.438 vota, shumë pak për një mandat deputeti.
Arsovska, e cila ishte bartëse e listës në Njësin e parë zgjedhore, fitoi 1571 vota.
Partia e saj fitoi 1 109 vota, në Njësin e dytë zgjedhore kurse në zonën e tretë dhe të katërt Alternativa e Re kishte 410 përkatësisht 348 vota.
Për krahasim, në zgjedhjet lokale të vitit 2021, kur Arsovska, e cila atëherë mbështetej nga VMRO-DPMNE, mundi Petre Shilegov në garën për kryetar të Shkupit, duke fituar 86.698 vota në raundin e parë dhe 118.749 në të dytin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like