Gjashtë të dyshuar për rastin me mariuhanën e vjedhur, hetimi vazhdon

Ministria e Punëve të Brendshme në koordinim me Prokurorinë Publike gjatë ditës së djeshme dhe të sotme ndërmori një varg masash dhe aktivitetesh me qëllim zbardhjen e veprës penale “vjedhje” të kryer mes 3 dhe 4 dhjetorit në depon e një firme në Josifovë, të Vallandovës me çka janë marrë afro dy tonë mariuhanë, deklaroi sonte zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.

Theksoi se menjëherë pas marrjes së denoncimit janë ndërmarrë masa dhe aktivitete adekuate dhe pas njohurive operative të mara janë bërë bastisje në Haraçinë, Mojancë të Epërme, të Shkupit, si dhe në lokacione të tjera, me çka është gjetur drogë, si dhe mjete të tjera në lidhje me veprën penale, ndërsa janë arrestuar edhe disa prej të dyshuarve.

Advertisement

Deri më tani, kemi gjashtë të dyshuar për të cilët kemi siguruar dëshmi, por hetimi po zgjerohet dhe vazhdon.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like