Mickoski: Maqedonia fitoi, është koha e LSDM-së dhe BDI-së të shkojnë në opozitë

Estimated read time 1 min read

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në konferencë për media, tha se kemi arritur të shënojmë fitore në këto zgjedhje.
“Maqedonia fitoi. Fitore historike e popullit, e cila është e maqedonasve, shqiptarëve, romëve, vllehve, turqve… U rrëzua Qeveria në Maqedoni. Ka arsye për këtë. Krimi, korrupsioni, nepotizmi, edhe 100 pasoja të tjera që bën që shteti të vuaj dhe populli. Sonte më në fund kanë humbur”, u shpreh Mickoski, raporton SHENJA.
Ai tha se janë të fituar tradhtitë, edhe ato 100 njerëz të BDI-së dhe LSDM-së, që mendonin s e e posedojnë shtetin për të gjithë ata do të ketë përgjegjësi.
“Ka humbur edhe bojkoti i BDI-së. Kjo, fitores tonë i jep kënaqësi më tepër. BDI tregoi se më së paku brengoset për Maqedoninë, dhe në fund bojkotuan vet veten. E kanë kohën që të shkojnë në opozitë së bashku me LSDM-në”, tha Mickoski.
Micksoki tha se në 100 ditë e para do të ketë lajme të mira për qytetarët e Maqedonisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like