• 22-06-2021

Pendarovski dëshiron që i pari të vaksinohet

Presidenti Stevo Pendarovski për “TV Sitel” tha se ai do të dëshironte që i pari të merrte vaksinën kundër Covid-19, në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin tek qytetarët.

“Do të doja të isha i pari që do të marr vaksinën në vendin tonë. Jo sepse dua të jem i pari që të mbroj veten, sepse më afrohen protokolle të rrepta, por vetëm për të rritur ndërgjegjësimin. Sepse pashë një përqindje që një pjesë e vogël e qytetarëve janë të gatshëm të marrin vaksinën.

Nëse është e mundur, madje më bëni edhe një video. Bëhet fjalë jo vetëm për mua, por edhe me familjen time”, tha Pendarovski.

Pendarovski gjithashtu tha se nuk është i kënaqur me mënyrën se si funksionon menaxhimi i krizës me coronavirusin në vend.

Read Previous

Paralajmërohet se shtetet e varfra po dështojnë me vaksinën anti-COVID

Read Next

Gjashtë të dyshuar për rastin me mariuhanën e vjedhur, hetimi vazhdon

%d bloggers like this: