“Fluturoi” gjykatësja “Svarovski”

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka shkarkuar nga detyra një gjykatëse, ndërsa jozyrtarisht mirret vesh se bëhet fjalë për gjykatësen Tatjana Mihajllova. Shkak për shkarkimin e saj është puna joprofesionale dhe keqpërdorim të sistemit AKMIS.
Nga Këshilli Gjyqësor zyrtarisht nuk zbulojnë emrin e gjyqtares së shkarkuar, por siç shkruan “Fokus” pohojnë se procedura për shkarkimin e saj ka zgjatur rreth një vit e gjysmë.
Mihajllova ka qenë gjykatëse hetuese në rastin “Lik*uidimi”, në të cilin mes të akuzuarve dhe i gjykuar për katër vjet e gjysmë bu*rg ka qenë edhe gazetari Tomisllav Kezharovski.

“Nuk mund të ju them për kë kemi vendosur, megjithatë është fakt se në seancën e sotme kemi pasur një pikë të veçantë për vërtetim të përgjegjësisë të një gjykatësi dhe vendimi ynë është shkarkimi nga funksioni gjykatës”, tha Zdravev.
Ndryshe Mijallkova ka kryer funksionin Ushtrues Detyre kryetar i Gjykatës Penale, pasi i skadoi mandati ish-kryetarit Vlladimir Pançevski.
Mihajllova ishte gjykatëse në rastin e PSP-së “Dh*una në Qendër”.
Ajo shpesh herë kishte për*plasje të ashpër me prokurorët e PSP-së, ndërkohë që në një seancë ka gjobitur Katica Janevën dhe Fatime Fetain me nga 2000 euro për “mosrespektim të gjykatës”./TV21

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like