Në Shkup, spërkatje kundër mushkonjave

Qyteti i Shkupit informon se sot dhe nesër në orët e hershme të mëngjesit do të zhvillohet dezinsektim ajror kundër formave të rritura të mushkonjave.

Gjithashtu, prej nesër deri të premten në periudhë prej orës 22:00 deri në orën 03:00 të ditës së nesërme, do të zhvillohet edhe dezinsektim terestrik në rajonin e qytetit, kundër formave të rritura të mushkonjave.