Deputeti i LDK-së që është edhe kryetar i Degës së Parë të LDK-së në Prishtinë, Ismet Beqiri ka thënë se ka ambicie për kryetar të kryeqytetit por sipas tij do të vendosin degët.

“Nëse e shohin të arsyeshme degët e Prishtinës, kryetarët e degëve të Prishtinës unë jam njëri nga ata për të cilët do të diskutohet. Unë jam i gatshëm, kam vullnetin dhe përvojën, por degët e Prishtinës vendosin. Me rëndësi është të gjejmë një fitues”, deklaroi Beqiri në Dukagjini.
Beqiri thotë se në zgjedhjet lokale të vitit 2017 në degën që ai drejton Abrashi ka fituar 60% të votave.

Advertisement

“Unë duhet të ulem me kolegët e mi. Degët e Prishtinës duhet të ulen dhe të vendosin”, tha ai.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like