Vjosa Osmani: Bashkë me Kurtin për çkapjen e shtetit

Vjosa Osmani, u.d së presidentes së Kosovës, bëri të ditur se po konsolidohet një listë, e cila sipas saj do të përmbajë njerëz me integritet, me të cilën do të garojë në zgjedhjet, të cilat tha se beson se do të mbahen së shpejti.

Osmani tutje tha se është në proces të diskutimit me liderin e Lëvizjen Vetëvendosjes, Albin Kurti, për të bashkëpunuar së bashku.

Osmani është e bindur se bashkimi i forcave me Vetëvendosjen është i domosdoshëm për t’u marrë siç u shpreh ajo, me çkapjen e shtetit.

“Jemi në proces të diskutimeve me z. Kurtin për bashkëpunimin, dhe nuk do të ishte e drejtë që të flasë pa pasur një marrëveshje finale. Nuk është vetëm dëshirë e dyanshme për domosdoshmëri që t’i bashkojmë forcat, jo vetëm ne, por kërkohet që të jetë një bashkim i qytetareve, që duan t’i rrisin fëmijët e tyre më mirë, është shumë më shumë se bashkim i politikanëve. Jemi duke diskutuar, por vullnet ka, po flas për vete”.

Advertisement

E pyetur se nëse do të dëshironte ta udhëhiqte më shumë LDK-në apo VV-në, ajo ka thënë më shumë Listën Qytetare të cilën është duke e ndërtuar, pasi ka thënë se edhe LDK ia mbylli derën, andaj u detyra ta hapë një derë tjetër për ta vazhduar rrugëtimin e saj në politikë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like