Vaksina e Modernës e sigurt dhe 95 për qind efektive, thonë ekspertët amerikanë

Vaksina e Modernës është e sigurt dhe 95 për qind efektive. Kështu kanë thënë rregullatorët duke ia hapur rrugën autorizimit për përdorim emergjent. Nëse e njëjta miratohet nga paneli i vaksinave të Agjencisë Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) mund të bëhet vaksina e dytë kundër COVID-19 që lejohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky zhvillim vjen një ditë pasi amerikanët në gjithë vendin filluan të vaksinoheshin me vaksinën e Pfizer-BioNTech, transmeton Klan Kosova.

 

 

 

Ndryshe nga vaksina e Pfizer, vaksina e Modernës nuk ka nevojë për ruajtje në temperatura deri – 70 gradë Celsius gjatë transportit. Të dhënat e Modernës u publikuan nga FDA të martën, përpara se paneli i vaksinave të kësaj agjencie të mblidhet për të diskutuar lidhur me këtë vaksinë. Dokumenti me 54 faqe thotë se “nuk ka shqetësim specifik për sigurinë” dhe se efektet anësore serioze ishin të rralla. Nëse kjo vaksinë aprovohet nga ekipi i ekspertëve gjatë kësaj jave, dhe nga shefi i vaksinave në FDA, dërgesat mund të fillojnë brenda 24 orësh.

Advertisement

 

 

 

 

Vaksina e Modernës duhet të transportohet deri në – 20 gradë Celsius – temperaturë e ngjashme me një frigorifer të rregullt, derisa ajo e Pfizer duhet të transportohet në temperaturë të afërt me – 70 gradë Celsiu çka e bën logjistikën e transportit shumë më të vështirë./nmk-post/

 

Advertisement
Advertisement

You May Also Like