• 08-03-2021

Ministri Hoxha dhe Kryeministri Zaev realizuan takim me përfaqësuesit e ndërmarrjeve të autorizuara për grumbullimin e duhanit

Së bashku me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev realizuam takim me përfaqësuesit e ndërmarrjeve të autorizuara për grumbullimin e duhanit, në të cilën u arrit marrëveshje e ndërsjelltë për fleksibilitet më të madh në grumbullimin e të korrave të këtij viti, i cili, në përputhje me ligjin, fillon sot me hapjen e të gjitha pikave të grumbullimit në vend.

Në takim u dakorduam që kompanitë grumbulluese të tregojnë qasje konstruktive dhe fleksibile për kategorizimin e duhanit, përfshirë këtu edhe për qasjen gjatë vlerësimit në peshore.

Në takim u theksua se do të ketë angazhim real (të pranueshëm) për të rikthyer besimin në procedurën e vendosur dhe për të vazhduar dinamikën e grumbullimit me sasi të barabarta të të gjitha kategorive të duhanit si detyrim i prodhuesve të duhanit në mënyrë që të mos krijohet perceptim i çmimit të ulët mesatar, për shkak se ndodhemi në ditët e para të grumbullimit, kur prodhuesit ofrojnë vetëm kategoritë e ulëta të duhanit.

Në përputhje me këtë rekomandim, blerësit ranë dakord të pranojnë sasitë e ofruara nga prodhuesit, të cilët do të jenë të detyruar të ofrojnë sasi të barabarta nga të gjitha kategoritë në mënyrë që të arrijnë çmim mesatar më të lartë dhe të mos e ruajnë duhanin me cilësi më të mirë.

Në takim, të gjitha kompanitë grumbulluese ranë dakord që këtë vit do të përmbushin detyrimin e tyre për të blerë të gjitha sasitë që i janë zotuar shtetit, dhe kështu edhe me prodhuesit e duhanit.

Gjithashtu në takim u dakorduam që deri në fund të sezonit, pasi të ketë përfunduar grumbullimi i sasive të dakorduara, e gjithë teprica do të grumbullohet dhe që asnjë gjeth duhani nuk do të mbetet tek prodhuesit e duhanit, në qoftë se ata ofrojnë sasi të barabartë të të gjitha kategorive të prodhimit të tyre gjatë gjithë grumbullimit.

Read Previous

Vaksina e Modernës e sigurt dhe 95 për qind efektive, thonë ekspertët amerikanë

Read Next

Digjet një kamion në afërsi të qarkores në Saraj të Shkupit

%d bloggers like this: