Alessia Piferi është dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata e Milanos për braktisjen kriminale të së bijës brenda në shtëpi, që shkaktoi vdekjen e foshnjës vetëm tetëmbëdhjetë muajshe.
Diana e vogël vdiq më 18 korrik 2022 në krevatin e saj. Nëna e saj e kishte lënë vetëm për një javë.
Gjyqtarët thanë se nuk ishte hera e parë që Piferi e kishte lënë të voglën vetëm. Edhe në një rast tjetër foshnja kishte qëndrar për 48 orë në shtëpi, pasi nëna shkonte takonte një burrë me të cilin mbante lidhje.
Advertisement
Pas ekzaminimeve rezultoi se ajo nuk vuan nga asnjë problem mendor.
“Vajza ime harroi se ishte nënë, ajo duhet të paguajë për atë që bëri. Nëse do të ishte penduar…por nuk u pendua”, u tha gazetarëve gjyshja e Dianës fatkeqe.
Advertisement
Advertisement