Vdes papritur gjatë ecjes në mal zëvendëskancelari i Zvicrës

Estimated read time 1 min read

Qeveria zvicerane ka njoftuar se zëvendëskancelari i Zvicrës, Andre Simonazzi vdiq të premten në moshën 55-vjeçare.

Simonazzi, baba i tre fëmijëve, vdiq papritur në “hiking” me familjen e tij, njoftoi qeveria në një deklaratë duke e falënderuar atë për shërbimin e tij si zëvendëskancelar që nga viti 2009, njofton swissinfo.

Partitë politike të Zvicrës shprehën dhimbjen dhe ngushëllimet e tyre për familjen e Simonazzi.

Simonazzi ka studiuar në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Gjenevë, sipas biografisë së tij zyrtare, si dhe ka punuar si gazetar dhe zyrtar komunikimi përpara se të bëhej pjesë e qeverisë. Pas vetës ai la gruan dhe tre fëmijë të rritur.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like