Tragjike| Humb jetën një tjetër shqiptar në Berlin duke punuar

Estimated read time 1 min read

Një tjetër shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti në një kantier ndërtimi në Gjermani. Burime për Dritare.net bëjnë me dije se Bleron Hana, nga fshati Rrajcë i qytetit të Përrenjasit, humbi jetën pasi u shemb ashensori i skelave në kantierin e ndërtimit në Berlin.

Kjo ngjarje e rëndë ndodhi një ditë pas aksidentit tragjik në Hamburg. Në këtë aksident humbën jetën 5 të rinj shqiptarë, të cilët ishin: tre nga Elbasani, një nga Burreli dhe një tjetër nga Dibra.
5 të rinjtë dhe 28-vjeçari Bleron Hana punonin në të zezë, ashtu si shumica e shqiptarëve që shkojnë të punojnë në Gjermani./K.C/dritare.net

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours