Policia Financiare “vërshon” Lotarinë Shtetërore – ja pse!

Estimated read time 1 min read

Policia Financiare ka kryer kontroll në drejtorinë e Lotarisë Shtetërore në kuadër të një hetimi mbi objektin e shumëpërfolur me vlerë 2.6milion euro. Informacioni pa dhënë më shumë detaje është konfirmuar nga Policia Financiare. Hetimi i referohet marrjeve me qera të disa objekteve kontestuese të cilat sipas hulumtimeve të Radio Evropa e lirë dhe javorja Fokus, objektet e marra lidhen drejtpërdrejt me njerëz të afërt të funksionarëve të BDI-së, përkatësisht djalin e deputetit Ismail Jahoski. Aktet për qirammarje 10 vjeçare në tërësi janë nënshkruar nga drejtori i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami. Drejtoria e Policisë Financiare ka njoftuar shkurt se janë konfiskuar dokumente që mund të paraqesin mjet prove, por pa dhënë shumë informacion për shkak të ndjeshmërisë së hetimit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours