Qytetarët bëhen gati për agjërim, pandemia nuk i pengon (VIDEO)

“Ky do të jetë Ramazani i dytë në kohë pandemie, që do të fillojë pa iftare të përbashkëta dhe pa namaze tradicionale të taravisë në xhamia. Kjo përshkak se Qeveria vendosi të mbyllë objekteve gastronomike, ndërsa, ora policore pamundëson vizitat dhe mbledhjet familjare, të paktën deri më 20 prill”

Ndërkohë, qytetarët shprehen se janë të përgatitur për fillimin e muajit të ramazanit, por fakti se ndodhemi në kohën e pandemisë, ia bënë pak më të vështirë dhe ua zbeh atmosferën festive.

“Jemi përgatitur, këtë muaj patjetër do ta shfrytëzojmë për ata që nuk kanë, ky ramazan është për ata më tepër. Po na pengon por realiteti është ky, nuk kemi çfarë të bëjmë, e gjithë bota është me virus edhe feja jonë e lejonë atë gjë që të mos tubohemi, të kalojmë sa ma mirë, mos të grupohemi”

“Po 50% për momentin, gjysmë për gjysme është bërë e vështirë, por, po e kalojmë. Situata është kjo pandemia e shkatërroj krejt botën, mirë është krejt në rregull vetëm ajo, është pak vështirë por do kalohet”

Advertisement

Ka edhe prej tyre që kushtet e pandemisë nuk u pengojnë. Sipas tyre shëndeti është mbi të gjitha.

“E kemi nijet që ta nisim ramazanin dhe do ta kryejmë, në qoftë se jemi gjallë dhe shëndoshë, dhe të gjithë myslimanet që mendojnë se do të mbajnë ramazanin ata munden, koha është shumë e mirë. Ende më mirë është për pandeminë, ai që do të mbajë ramazan, ai i ka punët e veta dhe shëndetin e ka më të mirë dhe të gjitha i ka më të mira”

Qytetarët përgjatë një muaji do të jenë në agjërimin e ramazanit, ndërsa, institucionet kompetente bëjnë apel deri tek ata për respektimin maksimal të protokolleve shëndetësore me qëllim parandalimin e koronavirusit./Shenja

Advertisement
Advertisement

You May Also Like