• 29-07-2021

Rradhë para Ambasadës së RMV në Zvicër – bashkëatdhetarët presin për dokumentet e udhëtimit

Rradhë të gjata bllokojnë Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Bern. Mediat zvicrane raportojnë se për disa ditë bashkëatdhetarë të cilët janë me punë të përkohshme presin para dyerve të ambasadës për tu paisur me dokument udhëtimi, përcjell NMK-Post. Bëhet fjalë për qytetarë të Maqedonisë së Veriut, të cilëve ju ka kaluar afati i dokumentave të udhëtimit dhe për shkak të pandemisë nuk kanë mundur të kthehen në kohë në vendlindje për ti nxjerruar të rejat.

Turma e madhe e njerëzve tërhoqi vëmendjen e autoriteteve policore, të cilët intervenuan menjëherë. Portali zviceran “20 Minuta” gjithashtu informon për turmat përpara Ambasadës së Maqedonisë, e cila shkruan se policia ndërhyri edhe para Ambasadës, pasi fluksi i të huajve që po kërkojnë masivisht dokumente udhëtimi bllokuan punën e Ambasadës.

Qindra njerëz u rreshtuan përpara Ambasadës së Maqedonisë në kryeqytetin zviceran, Bern. Shtetas të RMV-së thonë se kanë pritur me orë të tëra, raporton A1on. “Fatkeqësi. Ata pritën me orë të tëra. “Kaq shumë njerëz shtyheshin përpara hyrjes së ambasadës, në mes të kurorës”, thanë ata që prisnin dokumentet përpara ambasadës.

Siç raportuan mediat zvicerane nga e shtuna e kaluar, udhëtarët e Maqedonisë Veriore nuk janë më pjesë e karantinës dhe mund të udhëtojnë, por atyre ende iu duhen dokumente të lëshuara nga Ambasada.
Zëdhënësi i policisë Ramona Mok konfirmoi pas një ndërhyrjeje 20-minutëshe në terren se kishte pasur një shtytje, por që situata ishte për pak kohë nën kontroll.

“Si më parë, ne u përgjigjemi të gjitha kërkesave dhe kontrollojmë situatën. Sigurohuni që distanca midis njerëzve të ruhet dhe të gjithë të jenë të pajisur me maska. “Aktualisht, policia është në kontakt me ambasadën për një organizim më të mirë dhe lëshimin e dokumenteve të nevojshme,” i tha zëdhënësja Mock medias zvicerane.

Disa nga punëtorët migrantë të RMV-së në Zvicër kanë filluar një peticion online dhe po mbledhin nënshkrime për të përmirësuar punën e Ambasadës së Maqedonisë në Bern.

 

Read Previous

Mehmedi: Maqedonia e Veriut nuk e përfill diasporën shqiptare

Read Next

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

%d bloggers like this: