Ahmeti: Paktet në bodrume të kuqe janë të dëmshme

Estimated read time 2 min read

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti thotë se nuk është problemi se Frontit Evropian me të cilin udhëheq ai po i merren dy deputetë, por problemi qëndron tek siç thotë ai marrëveshjet politike nëpër bodrumet e kuqe. Ai shtoi se marrëveshjet e tilla janë të dëmshme dhe do t’i demaskojë në kohë. Ahmeti para takimit me kryesinë qendrore të BDI-së shtoi se në KSHZ anëtarët shqiptarë janë mbivotuar.

“Nuk është çështja këtu a i humbën apo i fiton Fronti Evropian dy mandate. Fronti Evropian ka fituar zgjedhjet më 8 maj 2024. Ajo fitore është vulosur më 8 maj. Të gjitha akrobacionet politike dhe marrëveshjet e fshehta nëpër podrumet e kuqe që bëhen janë të papranueshme dhe janë të dënueshme sepse po bëjnë hap pas. Asnjë hap pas nuk duhet të tolerohet por të gjitha palët duhet të reflektojnë. Ne i dimë të gjitha marrëveshjet politike nëpër podrumet e kuqe dhe në të ardhmen do të dalim në detaje për të gjitha marrëveshjet dhe do t’i demaskojmë në opinion”, tha Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Advertisement

Koalicioni VLEN vlerëson se Gjykata Administrative i vërtetoi akuzat për të cilat opozita shqiptare kishte kontestuar procesin zgjedhor. Sipas përfaqësuesit juridik, Betim Ameti të dyja kontestimet e tyre u vërtetuan, duke shtuar se pret që rivotimi të jetë në rregull dhe pa pengesa.

“Aktvendimi i Gjykatës
Administrative është i drejtë dhe në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Kontestet Administrative. Pas hapjes së materialit të besueshëm zgjedhor, gjykata konstatoi shkeljet si: Mospërputhje mes numrit të fletëve të votimit të përdorura dhe numrit të votuesve dhe aplikimi jo i duhur i aparatit për identifikimin biometrik të qytetarëve”, tha Betim Ameti, përfaqësues juridik i VLEN-it.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like