• 29-07-2021

Merret vendimi/ Qeveria e RMV-së dhe Kosovës me mbledhje të përbashkët

Më datë 25 janar 2021 do të mbahet mbahet mbledhja e përbashkët ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, transmeton nmk-post.

 

Kështu bëri të ditur zëvendëskryeministrja, Albulena Balaj-Halimi në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

Ajo tha se pas takimeve me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, u dakorduan që mbledhja e përbashkët ndërmjet dy qeverisë të mbahet në janar të vitit të ardhshëm.

“Qeveria jonë ka filluar përgatitjen për realizimin e takimit të parë mes Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

 

Në funksion të përgatitjes së kësaj mbledhje më datë 25 nëntor 2020 kam pritur në takim zv.kryeministrin e parë të Maqedonisë Veriore, Artan Grubi.

Në takim biseduam për hapat që duhet të ndërmarrim bashkarisht për përgatitjen e mbledhjes së përbashkët.

 

 

Takimi i dytë më z.Grubi u mbajt në Shkup më datë 16.12.2020. Në këtë takim u dakorduam që mbledhja e përbashkët të mbahet më 25 janar 2021 në Shkup, në hapësirat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut”. Tutje ajo tha se Qeverisë atje i kanë dërguar një listë prej disa marrëveshjeve dhe kanë dhënë komentet lidhur me to.

“Nga lista prej 20 marrëveshjeve që posedojmë tani nuk besoj që kemi shumë marrëveshje për të cilat do të kemi pengesa për t’u nënshkruar nga ana e dy Qeverive tona”./Nmk-post/

Read Previous

LISTA SERBE BOJKOTON MBLEDHJEN E QEVERISË HOTI

Read Next

Ja sa gjoba u shqyptuan për mos mbajtjen e maskës

%d bloggers like this: