LISTA SERBE BOJKOTON MBLEDHJEN E QEVERISË HOTI

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të thirrur nga kryeministri Avdullah Hoti, nuk po marrin pjesë përfaqësues të Listës Serbe, njofton Insajderi.

Në këtë mbledhje nuk është prezent zëvendëskryeministri Goran Rakiq dhe ministri për Kthim dhe Komunitete, Delibor Jevtiq.

Lista Serbe e ka bojkotuar edhe seancën e Kuvendit të Kosovës, e cila u mbajt më 18 dhjetor.

Partneri i koalicionit i ka vendosur ultimatum qeverisë Hoti lidhur me kërkesat e saj të cilat i ka bërë të njohura deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati.

Advertisement

Ferati ka thënë se Lista Serbe po kërkon nga qeveria formimin e një ndërmarrje publike me emër antikushtetues.

Lista Serbe ka 11 deputetë në Kuvendin e Kosovës./Insajderi.com

Advertisement
Advertisement

You May Also Like