Jeton me qira, s’ka shërbëtorë, bën vetë pazarin – Kjo është Angela Merkel

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel e cila njihet si gruaja më e fuqishme në botë dhe që Gjermanisë i eksporton 1500 miliardë euro çdo vit, nuk jeton në ndonjë pallat, rrethuar me shërbëtorë, përcjell nmk-post.com

Ajo ka një apartament me qira në Berlin, ku jeton me të shoqin. Paguan çdo muaj faturat e dritave, ujit, telefonit, internetit, tv dhe abonimet e gazetave, ajo gjithashtu bën pazar në markate dhe supermarket si dhe nuk ka ndonjë makinë luksi dhe as veshje të shtrenjta.

Angela Merkel – shkencëtare që flet disa gjuhë dhe që drejton qeverinë e ekonomisë së tretë të botës, ka mbetur e thjeshtë, me këmbë në tokë dhe bën jetë fare modeste.

Advertisement

Një fotoreporter që e takoi së fundmi, i tha: “Më kujtohet që ju kam bërë foto me të njëjtat veshje edhe ca vite përpara”. Ajo iu përgjigj: “Puna ime është t’i shërbej popullit, unë s’jam modele!”/nmk-post.com

Advertisement
Advertisement

You May Also Like