Dr. Danil Petrovski është shkarkuar nga pozita e drejtorit mjekësor të Klinikës së Toksikologjisë për shkak të pandërgjegjshmërisë gjatë periudhës së kaluar. Kështu njofton Ministria e Shëndetësisë, e cila ka sqaruar se, gjatë mandatit të drejtorit Danil Petrovski, Klinika ishte e përmbytur dhe e pasiguruar kurse ndaj të angazhuarve ka patur sjellje joprofesionale me kërcënime dhe nënçmime të përditshme në bazë nacionale
“Edhe pse ka pasur pëlqim për vazhdimin e kontratave të punës për 18 persona, ai nuk ka vepruar. Të angazhuarit kanë shkuar në punë pa kontratë dhe pa pagesë për punën e tyre, duke lënë 18 familje pa të ardhura! Gjatë mandatit të tij Klinika ishte e përmbytur dhe e pasiguruar kurse ndaj të angazhuarve ka patur sjellje joprofesionale me kërcënime dhe nënçmime të përditshme në bazë nacionale. Ju njoftojmë se ish-drejtori i mjekësisë dr. Petrovski nuk është shkarkuar para zgjedhjeve për të mos nxitur padurimin në bazë nacionale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Në ndërkohë, kjo ministri ka publikuar edhe ankesat e punonjësve shqiptarë në Klinikën e Toksikologjisë, e të cilët dëshmojnë se drejtori Petrovski dhe dr. Niko Bekjarovski në disa raste ka shprehur hapur urrejtjen ndëretnike ndaj shqiptarëve, duke kërkuar madje pastrimin e Klinikës nga shqiptarët, për të cilët siç është shprehur ai, “derisa ishim në kohën e Titos, Maqedonia ishte vend i mirë për të jetuar dhe pastaj zbritën këta (shqiptarët) nga mali dhe u ngatërru i gjithë shteti”.