“Janë duke na shtyrë në …..”, babai i Marigonës flet pasi Apeli e ktheu rastin në rigjykim

Estimated read time 1 min read

Gjykata e Apelit ka kthyer në rigjykim çështjen ndaj të akuzuarve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, për vrasjen e Marigona Osmanit.

Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ankesat e mbrojtësve të akuzuarve Dardan Krivaqa, av.Admir Salihu dhe Arbër Sejdiu, av.Arbnora Shefkiu, av.Avni Ibrahimi edhe sipas detyrës zyrtare, ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj –, ashtu që çështja penale i është kthyer gjykatës së shkallës së parë, në rigjykim.

Lidhur me këtë vendim, ka folur Muhabi Osmani, babai i te ndjerës Marigona Osmani, i cili tha se vendimi i Apelit është vendimi më skandaloz që ka ndodhur në Kosovë, duke e ditur se vrasja e Marigonës ka qenë një ndër vrasjet më mizore mbas luftës në Kosovë.

Advertisement

Ai tha se nuk e ka pritur se çështja e vrasjes së Marigonës do të kthehet në rigjykim.

“Janë duke na shtyrë në një situatë që na ta marrim vetë ligjin në dorë gjë që nuk e kemi preferuar”, tha ai.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like