Vjehrra e denoncon dhëndrin për dhunë ndaj vajzës së saj

Estimated read time 1 min read

Rastet e dhunës në familje përditë e më shumë po rriten në vendin tonë. Viktima janë kryesisht gratë të cilat shpesh hezitojnë të raportojnë në Polici dhunën që përjetojnë nga bashkëshortët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Pejë, ku viktimë është një 19-vjeçare.

Këtë herë, mësohet se rasti është denoncuar nga nëna e gruas, e cila e ka raportuar dhëndrin për dhunë ndaj vajzës së saj.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se si rezultat i denoncimit, Policia ka arritur të intervenojë, me ç’rast viktima ka rrëfyer për dhunën fizike që ka përjetuar nga bashkëshorti.

Advertisement

Ky i fundit është shoqëruar në stacion policor po ashtu, ku ka dhënë deklaratën e tij në lidhje me rastin.

I dyshuari ka deklaruar se problemet mes tyre kanë lindur si pasojë e ndërhyrjes së familjes së gruas.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Dhunë në familje”.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like