Gjyla Çeliku: Pse shpifin, kërcënojnë dhe shajnë femrën shqiptare në fushata zgjedhjesh?

Shkruan: Gjyla Çeliku
Fenomeni “fushatë” është transferuar në fenomenin e shpifjeve dhe kër*cënimeve, kuptohet nga diktatorët të cilët janë pa profesion dhe gjatë jetës së tyre një ditë punë nuk bënë jashta politikës.
Ata nuk zgjedhin gjini, por gjininë femërore e shohin më të dobët fizikisht dhe emocionalisht dhe i kundërvihen me çdo formë dhe mjet. A e ka pasur zakon dhe a figuron në kanun që burrat të shpifin, të njollosin dhe të shajnë gratë? Jo. Atëherë cka jeni ju? Asgje, perpos qel*bësira kombëtare. Ekziston ligji, ambasadat dhe padia, për çdo shpifje dhe kër*cënim, ndaj bëjeni sepse do ti ndaloni, i ndalova unë dhe le të guxojnë sepse edhe profilet fallco do ua zbulojnë. Shtetit nuk i konvenon sepse ata e udhëheqin, por urdhërat e ambasadave janë të detyruar t’i zbatojne pasi pretendojnë të bëhen anëtare të UE-së duke kontrolluar gjithçka, por ja që nuk munden gjithçka të kontrollojnë, ndaj i motivoj të gjitha femrat që të vazhdojnë me zerin e tyre për të mirën e shoqërisë dhe kombit.
Sot kur një grua si Vjosa Osmani guxoi të shkëputet nga një strukturë e stërlodhur, ajo shahet dhe nencmohet në çdo formë nga qel*bësirat kombëtare.
Sot kur listat e partive politike lulëzojnë me emra femrash shqiptare, ato shahen dhe nënçmohen në çdo formë dhe me çdo mjet!
Sot kur edhe zërit të gruas së p ë r dh u n u a r iu dha mundësia të dëgjohet, perseri shahet nga partitë e tenderave dhe profiterëve.
Sot kur edhe veteranja e vërtetë kandidon, për diktatorin përsëri nuk bën.
Sot kur kandidon edhe aktivistja e cila nuk është ndalur duke luf*tuar për të drejtat e grave, ndoshta vetëm pse është pa burrë dhe e ndarë, i madhi dhe i vogli e sha*jnë, pasi as ajo nuk ben për ata sepse është ekst*remiste femrash.
Kush bën për ju?
Ju. Fatkeqësisht u ka skaduar afati dhe nuk bëni më ju hajna dhe qel*bësira kombëtare sepse ai që gabon ik, ndërsa ai që shkel ligjin mban përgjegjësi.
Femra shqiptare kokën lart dhe mos merreni me qel*bësirat kombëtare!
Suksese të gjitha femrave në listat e partive politike në Kosovë
Ju jeni ndryshimi!

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like