• 18-10-2021

Edhe Suedia në shtetrrethim, autoritetet pranojnë se teoritë mbi imunitetin e masës ishin të gabuara

Mesa duket eksperimenti suedez mbi kontrollin e pandemisë, me anë të “teorisë së Imunitetit të masës” nuk ka pasur sukses.

Vendi nordik nuk pati valë të parë COVID kur kishte i gjithë kontinenti europian, por është mbërthyer tani nga vala e dytë. Kështu Suedia është detyruar të verë në zbatim masat ekstreme që deri tani i kishte shmangur.

Javën e kaluar, u shënua rekordi prej mbi 4700 infektimesh ditore, teksa në periudhën mars-maj kur e gjithë Europa ishte mbyllur në karantinë, infektimet ditore kanë qenë 3 herë më të ulëta.

Kjo e bëri të panevojshme në atë kohë vendosjen e karantinës kombëtare në këtë vend, çka e bëri Suedinë shembull suksesi në gjithë globin për kapërcimin e pandemisë pa pasoja të rënda në ekonomi./euronews.al

Read Previous

Qytetarët në Frankfurt protestojnë kundër masave anti-covid, policia shpërndan protestuesit me ujë (FOTO)

Read Next

Ilaçi i artrit që po jep rezultate të shkëlqyera edhe kundër Covid-19

%d bloggers like this: