Gjest i rrallë – Demokratët respektojnë ish-kryeministrin socialist

Deputeti socialist Pandeli Majko ka falenderuar kundërshtarët politikë të cilët u bashkuan me zinë e socialistëve në nderim të Bashkim Finos.

Teksa doli nga Pallati i Kongreseve i shoqëruar edhe nga disa kolegë të tjerë socialistë, Majko tha se gjërat duhen thënë ashtu siç janë, duke vlerësuar gjestin e palës tjetër, me mesazhin se ndonëse jemi në prag të zgjedhjeve, fushatat ikin dhe vijnë.

“Jemi në një ditë të dhimbshme për të përcjellë një shok, një mik. Sot kam dhe një fjalë të veçantë për kundërshtarët politikë. Gjërat duhen thënë ashtu siç janë. I falënderoj që na respektuan shokun dhe mikun që ndërroi jetë. Fushatat ikin dhe vijnë”, tha Majko.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like