Erdogan mbledh qindra mija turq në protestë për Palestinën

Estimated read time 1 min read

Presidenti turk ka mbledhur qindramija turq ne Stamboll ne protesten per mbrojtjen e Palestines. Erdogan nga protesta ka derguar mesazhe te ashpra nda Izraelit.

Erdogan: Turqia po përgatitet ta shpallë Izraelin “kriminel lufte”

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha në një tubim masiv pro-palestinez në Stamboll se vendi i tij po përgatitet ta shpallë Izraelin “kriminel lufte” për veprimet e tij ushtarake në Gaza.

Në fjalimin e tij drejtuar qindra mijëra njerëzve që erdhën në protestë, Erdogan tha se vendet perëndimore janë gjithashtu përgjegjëse për vdekjen që po përhapet në Gaza, sepse nuk bënë asgjë për të ndaluar sulmet e Izraelit.

Advertisement

Erdogan, qeveria e të cilit kohët e fundit rivendosi lidhjet e plota diplomatike me Izraelin, ka rritur kritikat e tij ndaj vendit.

Në fillim të kësaj jave, ai pretendoi se grupi militant Hamas nuk ishte një organizatë terroriste.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours