Endrit Thaçi poston foto të babait të tij me komandantin legjendar Adem Jashari

Djali i ish-presidentit të vendit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi ka publikuar në Isntagram në fotografi të ish-presidentit me komandantin l egjendar Adem Jashari.

Advertisement

Këtë postim, ai e ka bërë për nder të Epopesë së UÇK-së, që ka filluar sot.

Sot janë bërë 23 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari në Prekaz.

Në natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi u rrethua nga forca të shumta ushtarake dhe policore serbe. Më 5 mars fillon sulmi ndaj tyre e që zgjatë deri më 7 mars nga ku vetëm një e mbijetuar del nga ajo masakër.

55 njerëz mbetën të vrarë në Prekaz ato ditë, 22 prej të cilëve nga familja e ngushtë e komandantit Adem Jashari, ndërsa mes datave 5-6 mbijeton djali i Rifat Jasharit, Bashkimi, e sulmit deri në fund arrin t’i shpëtojë vetëm Besarta, vajza e Hamëz Jasharit.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like