Ne politike duhet ditur kur te thuhet boll me

Shkruan Ejup Berisha
Në politikë duhet të dihet kur duhet thënë mjaft u bë po tërhiqem
Janë të paktën dy qështje shumë të rëndësishme në jetën e njeriut të cilat atë e ndjekin dhe e shqetësojnë tërë kohës sa është gjallë.

Qështje e parë është shëndeti dhe qështje e dytë është profesioni. Nëse njeriu arrinë ti siguroj të dyja këto qështje pa të cilat nuk do të mund të ketë jetë të mirë dhe të qetë atëher ai mund ta llogarisë se do ti ketë punët mirë gjatë jetës së tij. Kur njeriu e ka shëndetin e mirë dhe të kënaqshëm atëher ai mund ti përkushtohet kryerjes të çdo obligimi, pune apo dhe profesioni në përditshmëri. Por kur ka profesion atëher ai është më i lirë dhe më i sigurtë që të vazhdoj punën e tij pavarsisht vështërsive dhe sfidave që mund ti paraqiten si dhe situatave të reja me të cilët do të mund të ballafaqohet gjatë jetës së përditshme bile i njëjti mund ti përkushtohet edhe ruajtjes së shëndetit. Në një shoqëri ka shumë profesione dhe punë ku mund të angazhohet një njri duke filluar prej politikës,ekonomisë,kulturës,arsimit etj etj. Meqë njeriu siç thotë Sokrati është Zoon politikon apo kafshë politike ai në jetën e tij do të shfaq ambicje që të angazhohet dhe të kontribuoj në politikë. Gjat angazhimit të tij në të njeriut mund ti lindin edhe ambicje që të zgjidhet nëpër poste më të larta dhe më të rëndësishme politike siç janë Posti i Kryetarit të Parlamentit, posti Kryeministrit apo dhe ai i Kryetarit të shtetit. Një prej tyre ka qenë edhe Ish Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar- Kitaroviç e cila gjatë katër viteve të kaluara ka shërbyer si Presidente e Republikës atje .Mirëpo meqë mandati i një Presidenti zgjat katër vite Zonjës Grabar Kitaroviç i përfundoi ai mandat gjat vitit të kaluar dhe ajo nuk arriti të rizgjidhet në të njëjtin post edhe për një mandat të ri edhe pse e njëjta rikandidoi. Ish Presidentja Kroate i humbi zgjedhjet si duket sepse nuk i kënaqi pritshmëritë dhe kërkesat e qytetarëve kroat. Në zgjedhjet e fundit në Kroaci President u zgjodh Zoran Millanoviç ndërsa Z.nj ish Presidente u tërhoq nga politika.

Ish Presidetja pas një shmangje disa muajshe nga opinioni këtyre ditëve është paraqitur në opinion me një informacion i cili flet për një angazhim të ri të saj por tani jo në politikë por në arsim. Kolinda Grabar-Kitaroviç opinionin e informon se është angazhuar si ligjëruese në një Shkollë të lartë për Ekonomi dhe Manaxhment me seli në Zagreb. Në një postim të saj në rrjetet sociale Zonja Ish Presidente e Kroacisë ka shkruar Citoj ”Është e zakonshme që pas përfundimit të mandateve të tyre ish Presidentët të angazhohen në sferën e arsimit dhe më vjen mirë që edhe mua më është dhënë një mundësi e tillë”. Çka flet ky informacion ai flet se njerëzit që kanë profesion dhe janë të aftë pavarsisht se në çfar posti të lartë kanë qenë të angazhuar në politikë ata pas përfundimit të mandatit të tyre politik do të gjejnë mënyra për ta vazhduar jetën e tyre pa zgënjime dhe pa shqetësime të mëdha. Kjo gjithashtu flet se nëse Kolinda Grabar Kitaroviç nuk ka arritur të rizgjidhet në postin më të lartë shtetëror atë të Presidentes së Republikës së Kroacisë nuk është bërë nami sepse ajo si duket e ka gjetur veten diku tjetër ku do të kontriboj për veten, për shoqërinë dhe për shtetin e saj. Kitaroviç pra tani për tani veten e ka gjetur në shkollën e lartë për Ekonomi dhe Menxhment. Kjo pra përsëris tregon se njeriu i aftë edhe në Xhungël po u shpërngul i njëjti do ta gjej veten dhe do ta vazhdojë jetën pa ndonjë problem apo dhe dridhje të madhe. Paramendoni Z.nj Kolinda Grabar-Kitaroviç po të ishte shqiptare çfar do të ndodhte me të po ti humbiste zgjedhjet për Presidente. Kjo do të ishte një rast shumë tragjik për të dhe do të kishte shumë ndikim negativ në jetën e saj. Apo kështu veprojnë shqiptarët kur të futen në politikë të njëjtët më nuk e braktisin kurrë atë sepse pa të janë si peshku në rërë . Politikanët shqiptar nuk e kuptojnë se po i humbën zgjedhjet duhet ti kthehen jetës normale dhe profesioneve të tyre apo të zgjedhin ndonjë profesion tjetër ku do të mund të kontribuojnë për veten, për kombin dhe për shoqërinë. Po jo në vend të kësaj shqiptarët e vazhdojnë luftën e ashpër me arrogancë dhe me agresivitet të paparë dhe të pashembullt që me çdo kusht të jenë në politikë a e dini pse sepse shumica e tyre nuk kanë profesion. Se po nuk ngelën aty kjo për ta do të jetë fundi i botës. Mbetja në politikë duhet të pranohet kur ka rezultate pozitive, punë të pranueshme dhe të arritura të kënaqshme për të gjithë në shoqëri dhe në shtet. Ne fatkeqsisht nuk kemi shumë politikan të kalibrave dhe njerëz me potenciale të mëdha krijuese në politikë prandaj shumica e tyre përsëris fatkeqsisht janë parazit dhe përtac që jetojnë nga politika dhe po dolën nga aty nuk jetojnë më sepse i kapë depresioni dhe trishtimi. Për Zonjën Ish Presidente të Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç mbetja pa postin më të lartë shtetëror nuk ka qenë ndonjë tragjedi pasiqë e njëjta me kënaqësinë më

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like