COVID-19: Indikatori në Gjermani sërish nën 100

Debati rreth mungesave të vaksinave ende po vazhdon. Një studim ndërkombëtar tregon se Gjermania është në rastin më të mirë mesatarisht e suksesshme në krizën e koronavirusit.

I ashtuquajturi indikator shtatë ditor i përhapjes së virusit Corona në Gjermani ka rënë për herë të parë pas disa muajsh nën 100 të infektuar në 100.000 banorë. Sipas Institutit Robert Koch (RKI), ka rënë në 98 numri i personave të infektuar në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh. Për herë të fundit një indikator të tillë në Gjermani ka pasur me 29 tetor. Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 17.553 persona të infektuar.

Indikatori i shtatë ditëve të fundit është pika kryesore e referimit për qeverinë federale dhe qeveritë e landeve, për vendosjen apo zbutjen e kufizimeve. Qeveria gjermane synon që indikatori të ulet nën 50 në 100.000 banorë në shtatë ditët e fundit. Për herë të fundit Gjermania ka pasur një indikator të tillë me 20 tetor të vitit të kaluar. Më pas shifrat e infektimeve janë rritur dukshëm, ndërsa shifra më e lartë ka qenë 197.6 me datën 22 dhjetor.

Advertisement

Numri i përgjithshëm i infektimeve në Gjermani ka arritur, sipas Institutit Robert-Koch, në 2.178.828, ndërsa nga Corona apo sëmundjet që kanë lidhje me Coronën kanë vdekur deri të mërkurën (28.01) 54.913 vetë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like