Breaking News :

nothing found
18-08-2022

Greqi, studentët protestojnë kundër reformave të propozuara në arsim (Foto)

Advertisement

Mijëra studentë dhe mësues zhvilluan demonstrata paqësore në dy qytetet më të mëdha të Greqisë, kundër reformave të propozuara në arsim, duke sfiduar kështu dhe një ndalim një javor të protestave, si pjesë e masave për të trajtuar pandeminë e koronavirusit, njofton VOA, përcjellë nmk-post.

Rreth 4000 njerëz, të cilët mbanin maska kundër virusit, marshuan nëpër rrugët e Athinës, ndërsa rreth 1500 të tjerë dolën në qytetin verior të Selanikut. Të martën, qeveria njoftoi se ishin të ndaluara protestat më shumë se 100 persona, deri më 1 shkurt, si pjesë e masave të koronavirusit. Shkeljet dënohen me gjobë deri në 3000 euro për individët që organizojnë tubime ose demonstrata, dhe 5000 euro për grupe ose organizata. Nuk është e qartë nëse do të vendosen gjoba për organizatorët e këtyre protestave./Nmk-post/

Advertisement

Read Previous

Fillon protesta e “Monstrës” (VIDEO)

Read Next

COVID-19: Indikatori në Gjermani sërish nën 100