Protestat e “Monstrës”/ Kërkohet shkarkimi i Fatime Fetait

Bedri Ajdari, kryetari i Këshillit Organizativ për rastin “Monstra” tha se sot shqiptarët edhe një herë kanë dalë në rrugë për ta ngritur zërin. Ai tha se gjitha faktet dëshmojnë se ky raste është i montuar politik.

“Si familjarë edhe unë si Bedri Ajdari, nga këtu bëjmë thirrje publike dhe ua bëjmë të qartë opinionit të brendshëm dhe të jashtëm që ne nuk kemi edukuar familjarë të shkaktojnë vrasje makabre, aq më pak akte terroriste, përkundrazi gjithmonë do t;i dënojmë aktet e tilla ndërsa gjithmonë do t’i përkrahim të pafajshmit”, tha Bedri Ajdari, raporton SHENJA.

Advertisement

Ai tha se kërkojnë të shkarkohet prokurorja Fatime Fetai.

“E cila ka realizuar urdhrin e qarqeve politike të politikës të dorës së zezë. Ajo u deshtë që gjetjen e provave eventuale ta bëj me të dhëna të argumentuara dhe jo me asociacione”, tha Bedri Ajdari.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like