• 25-06-2021

Zgjedhje për kryetarë komune në Plasnicë dhe Shtip, votuan të sumurët dhe të bur*gosurit

Në komunën e Plasnicës dhe në atë të Shtipit sot ka filluar procesi zgjedjor për zgjedhjen e kryetarëve të komunave në fjalë. Sot kanë votuar të sëmurët dhe njerëzit me paaftësi që atë ta bëjnë në vendvotime. Nga Komisionet Zggjedore Komunale nuk është raportuar për probleme në procesin e votimit t sotëm në të dy komunat.

Të dën*uarit në bur*gjet në të gjithë vendin gjithashtu sot kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës. Nga të dy komunat në qendrat e votimit që hapen dhe mbyllen në periudhën e rregullt, të drejtën e votës mund ta përmbushin gjithsek 68 të dënuar, nga të cilët 67 nga Shtipi dhe një nga Plasnica. Nga Bur*gjet kanë përë të ditur se procesi është zhvilluar në mënyrë të qetë.

Gjithashtu kanë votuar edhe pacientët e sëmurë nga kovidi dhe personat që janë në izolim. Nesër qendrat e votimit hapen në 7, dhe do të mbyllen në 19:00. Në Shtip, të drejtë vote kanë pasur 41,777, të cilët votojnë në 77 vendvotime, ndërsa në Plasnica janë regjistruar 4,954 qytetarë, dhe votimi zhvillohet në 9 vendvotime. NMK/Post

Read Previous

Hoxha blerësve të duhanit: Kujdes, këtu nuk vlerësohet veç kualiteti, këtu vlerësohet edhe dinjiteti

Read Next

982 të infektuar, 19 të vdekur si dhe 556 të shëruar nga Covid 19 në Maqedoni

%d bloggers like this: