• 25-10-2021

A i ndaloi Erdogan fudbollistët e Basakasehir të vazhdonin ndeshjen me PSG?

Media të ndryshme kanë raportuar se ndërprerja e ndeshjes PSG-Basaksehir për shkak të ofendimeve në baca ra*core nga arbitri i katërt i ndeshjes, ndaj njërit nga futbollistët me ngjyrë të ekipit turk, ka pasur prapaskenë politike, përcjell NMK-Post. Sipas tyre ka qenë presidenti turk ai që u paska stafit të ekipit nga Stambolli që ta lëshojnë terenin. Megjithatë asnjë medium nuk ka arritur ta mbështes këtë informacion në ndonjë burim zyrtar kështuqë informacioni ngelet në sajë të spekulimeve.

Përndryshe arbitri rumun Sebastian Coltescu që ofendoi Pierre Vebo për arsye racore dhe ndeshja e ekipit kundër PSG u pezullua. Koletcu veproi si gjyqtari i katërt dhe në mënyrë raciste fyeu Webo me fjalët: “ky njeri i zi atje”.

Në të kaluarën, Coltescu ka marrë vendime të dyshimta si gjyqtar. Ai nuk vlerësohet as në Rumani, ku ai shpesh dinte të bënte rrëmujë, dhe së fundmi ai mbeti pa distinktivin FIFA dhe kjo supozohej të ishte ndeshja e fundit evropiane në karrierën e tij.

SIç ka shruar më herët NMK-Post, jo më shumë se dy javë më parë, ai bëri një rrëmujë me vendimet e duelit Gaz Methan – Steaua, dhe ish-arbitri Adrian Porumboi tha pas asaj ndeshjeje:

“E gjithë karriera e tij është e mbushur me pika të zeza. Ai mund të ketë qenë i talentuar një herë, por iu desh të vendoste për një profesion tjetër. Si gjyqtar duhet të jeni të paanshëm. “Është njerëzore të bësh një gabim dhe mund të falet, por nuk ka asnjë ndeshje ku nuk ka ndikuar në rezultat,” tha Porumboi.

Në vitin 2015, pronari i Steua gjithashtu i kërkoi Koletcu të largohej nga organizata gjyqësore.

Përndryshe ndeshja PSG-Basaksehir u vazhdua një ditë më vonë ndërsa ekipi turk pësoi humbje me rezultat 5:1.

Read Previous

Zaev: Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përpos BE-së

Read Next

Bie nga sistemi Facebook-u, Messenger-i dhe Instagrami

%d bloggers like this: