Zaev: Tetova shumë shpejtë do të ketë ujë, më ka premtuar Teuta Arifi

Kryeministri Zoran Zaev ka premtuar se së shpejti do të zgjidhet problemi me ujin për pije në Komunën e Tetovës. Ai tha sot se për këtë problem ka folur me kryetaren e Komunës, Teuta Arifi, të cilës i ka ofruar edhe ndihmë nga pushteti qëndror dhe se nga e njëjta ka marrë premtime se së shpejtim do të gjejnë zgjidhje.

“Bisedova me kryetaren Teuta Arifi. Problemi ndodhi dy herë. Herën e parë kishte rrëshqitje të tokës dhe për këtë u kyçën sistemet e vjetra për furnizim të ujit në Tetovë. Kur ajo u sanua, u lëshua në përdorim sistemi i ri i ujit për shkak të rrethanave klimatike, ku ndodhi edhe një rrëshqitje e tokës, e cila për momentin po sanohet. Kështu që Tetova e ka mënyrën e vjetër të furnizimit me ujë dhe të riun që është lëshuar në përdorim. Problemi ndodh te i riu, në pjesën e rrëshqitjes së tokës. Nuk mund të thoni se nëse në Tetovë, në Strumicë, apo Shtip mund të ndodh avari nga rrëshqitja e tokës. Kjo po sanohet. Unë u lajmërova që të shoh, nëse mundet Qeveria disi të ndihmojë, të japë mbështetje, ata bashkë me Ndërmarrjen komunale për ujësjellës janë duke punuar dhe premtuan se do ta zgjidhin së shpejti”, ka thënë Zoran Zaev, raporton SHENJA.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like