Shtetësia, gati ligji i opozitës shqiptare

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa e kanë gati tekstin e ligjit për shtetësi. Me përfundimin e çështjeve teknike, i njëjti do t’i dorëzohet grupit parlamentar të LSDM-së për t’i dhënë shqyrtimin përfundimtar. Nisja e procedurës parlamentare do të varet nga kushtet e Komisionit Juridik-Ligjvënës, stafi administrativ i të cilit ndodhet në izolim.

Nga ana jonë drafti përfundimtar është gati. Ka ndodhur një situatë në Kuvend që departamenti ligjvënës është në izolim për shkak se njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv në Kovid-19. Tani do të duhet të gjejmë një mënyrë që propozim-ligji të përgatitet teknikisht dhe të niset në procedurë- deklaroi Ilire Dauti, Deputete e ASH-së.
Javën e ardhshme mund të ketë takim të ri mes liderëve Zaev-Sela-Gashi.

Advertisement

Sigurisht që neve jemi gati nga ana jonë. Sapo të kryhet teknikisht, çdo gjë do të jetë gati për takimin e ardhshëm- tha Ilire Dauti, Deputete e ASH-së.
Në propozimin e opozitës përveç procedurave lehtësuese për marrjen e shtetësisë, jo zyrtarisht do të përfshihet edhe një dispozitë e cila parashikon procedim e të gjitha lëndëve për shtetësi të cilët për momentin janë në procedurë.

Adrian Kerimi-AlsatM

Advertisement
Advertisement

You May Also Like