Zaev: Nëse jo tani, problemin me Bullgarinë do ta zgjidhim në verë

Nëse problemin me Bullgarinë nuk e zgjidhim tani, do ta zgjidhim atë në verë,” tha Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për TV Telma. Ai shtoi se përkundër vetos mbi fillimin e negociatave me BE-në të vendosur nga Bullgaria, vendi mbetet në negociata dhe nëse jo tani ose në pranverë, në verë do të gjendjet zgjidhje ka thënë Zaev, transmeton Portalb.mk, transmeton nmk-post.

“Ne mbetemi të përqëndruar në gjetjen e një zgjidhjeje. E ndjej hidhërimin e njerëzve, por më takon mua të zgjidh çështje të vështira në rrugën tonë për në BE. Mos të harrojmë se gjatë presidencës bullgare të BE-së ata e kthyen fokusin në atë që përcaktohet në nenin 2 të Marrëveshjes sonë të miqësisë dhe bashkëpunimit. I gjithë Samiti iu kushtua aspiratave tona. Sot pashë videon e Borisovit. Ky është Bojko Borisov. Ai është angazhimi i tij dhe në të unë shikoj shpresë se ne, një orë e më parë duhet të zgjidhim mosmarrëveshjen me Bullgarinë, pa kundërshtuar përcaktimet tona të identitetit”, tha Kryeministri Zaev, duke shtuar:

“Pasi vendoset në Bruksel, unë tashmë jam gati për verën e ardhshme. Ne vazhduam, sot Buçkovski,  vazhdojmë më tej dhe do të flasim. Njerëzit panë që kemi vija të kuqe, se absolutisht jemi kujdesur për gjuhën maqedonase, popullin maqedonas, identitetin tonë kombëtar maqedonas dhe e dimë se ku po shkojmë, por ajo shtytje është në Bashkimin Evropian, me atë që është e shenjtë për ne e garantuar, për të cilën jo vetëm nuk negociohet, madje as diskutohet. Le të shpresojmë që Kryeministri Evropian Bojko Borisov të bëjë një hap përpara. Jam i bindur që do t’i sjellë pikë në zgjedhje. Nëse nuk e zgjidhim tani, ne do ta zgjidhim në verë”.

Ai precizoi disa nga deklaratat e tij për okupimin e Bullgarisë në territorin tonë, në pjesën e Greqisë dhe Serbisë, si shpërblim që qeveria ose administrata e atëhershme, siç tha Zaev, iu bashkuan Rajhut të tretë ose paktit fashist.

Advertisement

“Edhe tek ne ka pasur bashkëpunëtorë me okupatorë fashist, ashtu si vuajtën në Bullgari njerëzit që i rezistuan fashizmit. Vetë Karakaçanovi e thotë atë, ai përmendi viktimat e pafajshme nga Vatasha. Por kjo nuk do të thotë se e gjithë Bullgaria ishte fashiste. Prandaj them që fashizmi nuk mund të ketë emra etnikë. Mijëra fashistë nga Bullgaria pas 44-tës morën dënimin e merituar nga populli, u pushkatuan ose u dënuan me burgim të përjetshëm”, tha Zaev duke thënë pse janë pajtuar që të heqin nga përmendoret e vendit tonë fjalën  “pushtues fashist bullgar”.

Ndryshe, Bullgaria veton e fundit për miratimin e kornizës negociuese Maqedonisë së Veriut ia vendosi më 8 dhjetor. Qeveria  e quajti veton si një gabim të papërgjegjshëm gjeo-strategjik, duke theksuar se e “ardhmja maqedonase është evropiane”.

Ndërkohë, komisioni për çështje të historisë me Bullgarinë nuk ka progres. Bashkë-kryesuesi i palës maqedonase Dragan Gjorgiev, patideklaruar se përfaqësimi i Mbretit Samoil dhe përdorimi i mbiemrit “maqedonas” në protokollin – janë dy çështjen në të cilat ka ngecur ky komision./Northmacedonia-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like